Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Shkup, pasi u godit nga një kamion deri sa po drejtonte biçikletën.
Aksidenti ka ndodhur në të ashtuquajturën rruga e plastikave, respektivisht në bulevardin “Nikolla Karev”.
“Me datë 10.04.2024 në ora 11:10 në SPB-Shkup është raportuar se në Blevardin Nikolla Karev” në Shkup, automjeti i mallrave “Mercedes Atego” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.N.(41) nga Shkupi ka goditur një biçikletë që po drejtohej nga A.T (68) nga Shkupi.
Në vendin e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë A.T, ndërsa mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij”, thonë nga MPB.