SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se për nesër janë plotësuar kushtet për shpërndarje të energjisë së ngrohjes.
“Njoftojmë konsumatorët të cilët janë të kyçur në sistemin e ngrohjes me të cilën udhëheqin kompanitë e SHA EMV, si dhe filialit Energjetika, që për datën 18.4.2023 janë krijuar kushtet për shpërndarjen e energjisë termike.
Ky informacion është në përputhje me vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetik të RMV-së dhe bazuar në parashikimin e temperaturës mesatare ditore të ajrit në Shkup prej 11 gradë celsius për datën 18.4.2023 nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike”, thuhet në njoftimin e SHA EMV.
Shpërndarja e energjisë së ngrohjes, në përputhje me rregullatorin duhej të përfundonte më 15 prill, por sezona e ngrohjes mund të vazhdohet deri më 30 prill, në përputhje me kushtet atmosferike.