Për shkak të kushteve atmosferike do të vazhdohet sezona e ngrohjes në Shkup

Shkupi

Për shkak të kushteve atmosferike do të vazhdohet sezona e ngrohjes në Shkup

Më: 17 prill 2024 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se për nesër janë plotësuar kushtet për shpërndarje të energjisë së ngrohjes.

Njoftojmë konsumatorët të cilët janë të kyçur në sistemin e ngrohjes me të cilën udhëheqin kompanitë e SHA EMV, si dhe filialit Energjetika, që për datën 18.4.2023 janë krijuar kushtet për shpërndarjen e energjisë termike.

Ky informacion është në përputhje me vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetik të RMV-së dhe bazuar në parashikimin e temperaturës mesatare ditore të ajrit në Shkup prej 11 gradë celsius për datën 18.4.2023 nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike”, thuhet në njoftimin e SHA EMV.

Shpërndarja e energjisë së ngrohjes, në përputhje me rregullatorin duhej të përfundonte më 15 prill, por sezona e ngrohjes mund të vazhdohet deri më 30 prill, në përputhje me kushtet atmosferike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat