Regjim i veçantë trafiku në Shkup

Shkupi

Regjim i veçantë trafiku në Shkup

Më: 22 prill 2024 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkupi njofton qytetarët e Shkupit se për shkak të mbajtjes së tubimit, sot në ora 20:30 në sheshin “Skënder Beu”, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit, dhe qarkullimi do të ndalet përkohësisht në rrugët nëpër të cilat do të lëvizin pjesëmarrësit e eventit.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë.

Siç dihet, sonte në vendin e përmendur, koalicioni “Vlen” do të mbajë tubim. Nga atje akuzuan se kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska nuk i ka lejuar të organizojnë tubimin qendror në sheshin “Maqedonia”.

“Vlen” pohojnë se kjo është bërë nga frika, siç thonë ata, nga mbështetja popullore që ka koalicioni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat