Në Shkup sanksionohen 142 vozitës

Shkupi

Në Shkup sanksionohen 142 vozitës

Më: 28 prill 2024 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.04.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 142 masa, nga të cilat 52 sanksione për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për drejtim të automjetit. nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat