Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, pas mesnatës së datës 04.05.2024 në ora 01:39, ka regjistruar një tërmet.
Epiqendra e të cilit i përket zonës së epiqendrës së Shkupit.
Tërmeti ishte me magnitudë lokale të Rihterit ML 1.9.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.