Policia në Shkup shqipton 139 gjoba

Shkupi

Policia në Shkup shqipton 139 gjoba

Më: 22 maj 2024 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (21.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 gjoba.

Prej gjobave të shqiptuara 14 kanë qenë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 masa për kalim në semafor të kuq, ndërsa 20 iu shqiptuan këmbësorëve.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat