Një 65-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën nga goditja elektrike

Shkupi

Një 65-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën nga goditja elektrike

Më: 23 maj 2024 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Mbrëmë në orën 19:40 në Stacionin Policor Kisella Vodë është raportuar se në një banesë në zonën e Kisella Vodës është gjetur i vdekur M.T (65) nga Shkupi.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës, ndërsa hetime ka kryer ekipi policor nga SPB Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Aty është konstatuar se shkak i vdekjes është goditja nga rryma elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat