Qentë endacakë kanë kafshuar tre persona në Shkup

Shkupi

Qentë endacakë kanë kafshuar tre persona në Shkup

Më: 24 maj 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Dje në orën 09:45 në Stacionin Policor Qendër, I.Z (39) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën “Prilepska” në Shkup është kafshuar nga një qen endacak.

Të njëjtën ditë në orën 09:30 në Stacionin e Policisë së Aerodrom, V.S. (40) nga Shkupi ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “23 Tetori” në Shkup.

Një grua 45-vjeçare nga Shkupi me iniciale K.C ka raportuar në stacionin policor në Gjorçe Petrov se është kafshuar nga një qen endacak.

Rasti ndodhi në rrugën “Braça Çakrevi” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat