Ndalohet një 37-vjeçar nga Shkupi, gjendet municion në veturën e tij

Shkupi

Ndalohet një 37-vjeçar nga Shkupi, gjendet municion në veturën e tij

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se një shkupjan 37-vjeç është arrestuar pasi gjatë ditës së djeshme, në veturën e tij policia ka gjetur municion.

“Më 30 tetor 2025, rreth ora 20:35, zyrtarët policorë të Njësisë për ndërhyrje të shpejtë pranë SPB Shkup, pas marrjes së informacioneve operative, ndaluan një automjet “Renault Megane” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.A. (37) nga Shkupi".

"Gjatë kontrollit të kryer në automjet, policia gjeti 100 fishekë.

R.A. u privua nga liria, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës penal”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat