Policia njofton se në orët e para të ditës së sotme, një bombë M75 është gjetur në automjetin “Fiat” të pronarit E.R. në zonën e Bit Pazarit.
Sipas njoftimit të Policisë, pronari ndodhet aktualisht në Itali, ndërsa kishte marrë mesazh kërcënues për vendosje të bombës.
Njoftimi:
“Sot (06.11.2025) në orën 02:41 në SPB Shkup u raportua se rreth orës 01:00 një person kishte hyrë në garazhin e shtëpisë familjare të E.R., në zonën e Bit Pazarit, i cili aktualisht ndodhet në Itali. Pak më vonë, pronari ka marrë një mesazh me kërcënim dhe njoftim se në automjetin e tij ishte vendosur një bombë".