Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Morina-1” Sh.p.k., Gjakovë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Bazën e prodhimit të Betonit në Z.K. Zidi i Sadik Agës I, Komuna Gjakovë.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 23.01.2024 në ora 10:00 në ambientet e shkollës "Yll Morina" në Gjakovë, do të organizohet Debat Publik nga Kompania “Morina-1” Sh.p.k. - Gjakovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM.
https://us05web.zoom.us/j/85314430729?pwd=xV29GfaIdGX9PiMJCv84d69nMg5u9F.1
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Morina-1” Sh.p.k. - Gjakovë, për Bazën e prodhimit të Betonit në Z.K. Zidi i Sadik Agës I, Komuna Gjakovë
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.