Aksident, autobusi përplas 47-vjeçarin që po lëvizte me bicikletë

Shqipëria

Aksident, autobusi përplas 47-vjeçarin që po lëvizte me bicikletë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Një 47-vjeçar që po lëvizte me biçikletë është aksidentuar nga autobusi në aksin rrugor Shijak-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05.

47-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.10.2021, rreth orës 14:05, në aksin rrugor Shijak-Durrës, autobusi me drejtues shtetasin Sh. Sh., 63 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. M., 47 vjeç që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat