I dehuri me motoçikletë bën ‘namin’, përplaset me makinën dhe përfundon në spital

Shqipëria

I dehuri me motoçikletë bën ‘namin’, përplaset me makinën dhe përfundon në spital

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 15:03
Foto

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Çermë-Divjakë pranë fshatit Çermë Shkumbin.

Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një mjet tip volswagen.
Drejtuesi i motoçikletës Afrim Nergjoni 42 vjeç nga Cerma i cili udhëtonte i vetëm ka goditur nga pas mjetin volswagen.

Si pasojë e kësaj përplasje drejtuesi i motoçikletës ka marrë dëmtime ku më pas është transportuar me autoambulancë drejt spitalit të Lushnjës. Nga informacionet e marra drejtuesi i motoçikletës ka marrë dëmtime të shumta dhe është nën kontrollin e mjekëve.

Dëshmitaret në vendngjarje jashtë kamerës thonë se 42 vjeçari në momentin e aksidentit ishte i dehur .Policia e Lushnjës ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Volswagen pëer të zbardhur më tej shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat