Shtyhet me 2 vite koncesioni i pullave fiskale me të njëjtën kompani, qeveria dërgon kontratën në Kuvend

Shqipëria

Shtyhet me 2 vite koncesioni i pullave fiskale me të njëjtën kompani, qeveria dërgon kontratën në Kuvend

Më: 31 janar 2023 Në ora: 17:10
Niko Lera

Qeveria ka vendosur zgjatjen e koncesionit të pullave fiskale edhe me dy vite të tjera. Kontrata koncesionare mes qeverisë dhe shoqërive “SICPA SECURITY SOLUTIONS” dhe SICPA SECURITY SOLUTIONS ALBANIA” përfundonte në 6 Shkurt 2023, por me një VKM të javës së shkuar është kërkuar që kontrata koncesionare të shtyhet deri në vitin 2024. Drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera sqaron për News24 se përse u mor ky vendim.

Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në ministri-Ishim në fund të kontratës dhe u shtruan disa opsione. Një opsion që ato mund të prodhohen edhe nga institucione apo ndërmarrje shtetërore apo të tenderohen përsëri për tu prodhuar nga një operator privat dhe të ndodhur në këtë situatë u krijua një grup pune I cili për shkak të pamundësisë të zgjidhjes së menjëhershme të çështjes negocioi me kompaninë.U negociua imtësisht me operatorin u bë një shtyrje 2 vjeçare e afatit.

Tarifa e lartë e pullave fiskale është kundërshtuar shpesh nga bizneset e mallrave të akcizës pasi rëndon kostot prodhuese. Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale është 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa në Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë. Rishikimi i kontratës sipas Lerës do të ulë çmimet e pullave me 105, ndërsa pjesa barnave do t’i hiqet koncesionarit.

Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në ministri- U rishikuan një sërë çmimesh në ulje të pullave fiskale si dhe u organizuan dhe u vendosën edhe disa masa të tjera në lidhje me trajnimin dhe lehtësimin e procedurave të deklarimit dhe të certifikimit dhe pagesës së akcizës të cilat do të përballohen nga koncesionari.  Pra u bënë një sërë ndryshimesh të cilat ulin çmimin dhe rregullojnë procedurat duke trajtnuar dhe stafet përkatëse.

Pullat fiskale të SICPA-s vendosen në produkte akcize të tilla si cigare, birrë apo verë që tregtohen në Shqipëri. Më herët bizneset kanë ngritur shqetësimin se kontrata koncesionare nuk ka zgjidhur problemin e tregtisë së paligjshme dhe informalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat