“Urdhër politik, hakmarrje e Ramës ndaj medias”/ Analisti Sulo për sulmin ndaj “Prestige Resort”: Skena të shëmtuara, ndërhyrje si banditët

Shqipëria

“Urdhër politik, hakmarrje e Ramës ndaj medias”/ Analisti Sulo për sulmin ndaj “Prestige Resort”: Skena të shëmtuara, ndërhyrje si banditët

Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:58
Arjon Sulo

Analisti Arjon Sulo e ka konsideruar një hakmarrje personale të kryeministrit, sulmin ndaj “Prestige Resort”. Në një intervistë për “Panorama TV”, Sulo deklaroi se çdo gjë është bërë me nxitim dhe në paligjshmëri, për shkak se mungonte një vendim gjykate.

Sipas Sulos, edhe ndërhyrja e dy personave të paidentifikuar dhe të mbuluar me kapuç, tregon edhe njëherë që i gjithë aksioni është dashur të bëhej në fshehtësi.

Sulo: Është një situatë e përsëritur. Është një ngjarje shumë e shëmtuar e shfrytëzimit të pushtetit për interesa personale, për vendimmarrje personale. Këtu s’kemi të bëjmë aspak me objekt rezorti apo kompanish të tjera. Këtu kemi të bëjmë me një hakmarrje personale për News24, Balkanëeb, Panorama TV dhe Gazeta Panorama. Kanë një linjë editoriale të pavarur nga qeveria.

Si e kemi parë sulmin ndaj Prestige Resort me shembjen e hotelit dhe pishinës. Janë disa ngjarje të lidhura, që i bashkon hakmarrja personale e kryeministrit ndaj mediave. Çfarë ka ndodhur në këto ngjarje? Është një përsëritje që të bën të mendosh se ose Hysenbelliu Group është shkelësi më i madh i këtij vendi, ose kemi të bëjmë me një kryeministër që ka dalë nga funksioni i tij, që shkel ligjin, që ka shkatërruar balancën e çdo pushteti deri dhe në rregulloret e manualet më burokratike.

As njoftimet se unë do vijë dhe do marrë shtëpinë tuaj dhe do e konfiskoj. Ky kryeministër i ka shkelur të gjitha. Aksioni ndaj Prestige Resort dhe ndaj bizneseve të tjera, kanë në bazë një vendim të qeverisë. Një VKM që thotë se objektet pa leje, ose blihen, ose konfiskohen dhe i kalohen organeve shtetërore. Shteti ligjor që ne pretendojmë, funksionon me balancë. Ti mund të konstatosh, por është gjykata që jep vendimi. Ja u çmend kryeministri, ja janë të paaftë dhe thotë se ndërtesa filan, partitë politike, godinat e tyre nuk plotësojnë. Nxjerr një vendim dhe do i shkatërrojë?

Shkeljet janë në radhë. Çfarë ndodh? Pse pamë skena të shëmtuara aty, ku dy persona të paidentifikuar, anonimë, hapin derën me kaçavida dhe vegla të tjera. Pa shenja dalluese të funksioneve shtetërore. Ata ishin duke nxituar, duke e ditur se po bënin një akt të fshehtë, një akt që e kishin marrë me presion. Nëse do e kishin bërë sipas ligjit, atëherë do kishin çuar institucionet e tyre.

Kjo tregon se është vepruar me urdhër politik dhe me nxitim. Duhet të kishte një vendim gjykate, një përmbarim. Gjithë ajo skenë, shembja e Prestige Resort, ishin në aksione kaçakshe. Ti do e bësh atë si bandit, siç bëri personi me kapuç. Ai e dinte që nuk ishte në ligjshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat