GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro! Ndryshon masa për juristin, kishte një fëmijë 5 muajsh

Shqipëria

GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro! Ndryshon masa për juristin, kishte një fëmijë 5 muajsh

Më: 26 mars 2024 Në ora: 15:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

GJKKO vendosi të ndryshojë masën vetëm për juristin, Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ASHK Drejtoria Vendore Vlorë, ku nga “arrest në shtëpi”, u vendos të lihet në masën “detyrim paraqitje”.

Ai ra në prangat e policisë me urdhër të SPAK më 23 mars, pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona.

Bashkë me Goron janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, dy prej të cilëve janë lënë në “arrest shtëpie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat