Paraqitet në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka

Shqipëria

Paraqitet në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka

Më: 26 mars 2024 Në ora: 15:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Është paraqitur në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb. Mançka është pyetur nga prokurorët, në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv-kryeministrin e vendit.

Mançka gjatë marrjes në pyetje tha se vilën që i është sekuestruar ia ka lanë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ajo tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Arben Ahmetaj, ish-zv kryeministër akuzohet për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv, të lidhura me aferën e inceneratorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat