Presidenti Begaj takim me Komandanten e Gardës Kombëtare të New Jersey

Shqipëria

Presidenti Begaj takim me Komandanten e Gardës Kombëtare të New Jersey

Më: 26 mars 2024 Në ora: 16:32
Foto nga takimi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Komandantin e Gardës Kombëtare të New Jersey, Gjeneralmajor Lisa Hou.

Kreu i Shtetit vlerësoi partneritetin mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey, i cili ndër vite ka ardhur duke u intensifikuar. Për më tepër se dy dekada, Garda Kombëtare e New Jersey ka koontribuar në arsimin, trajnimin dhe modernizmin e FARSH-së.

Presidenti Begaj theksoi se forcimi i bashkëpunimit dhe konkretizimi i projekteve në fushën e arsimit ushtarak, mbrojtjes kibernetike dhe rritjes së kapaciteteve të Forcave të Armatosura janë thelbësore në kushtet aktuale gjeostrategjike.

Në përfundim, Presidenti Begaj dhe Gjeneralmajor Hou shprehën bindjen se ky bashkëpunim do të arrijë nivele më të larta në ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat