Shtyhet seanca për Gërdecin, biznesmeni Mihal Delijorgji paraqitet në gjykatë, por refuzoi të dëshmonte

Shqipëria

Shtyhet seanca për Gërdecin, biznesmeni Mihal Delijorgji paraqitet në gjykatë, por refuzoi të dëshmonte

Më: 27 mars 2024 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit.

Sipas News24, në procesin gjyqësor u paraqit biznesmeni Mihal Delijorgji, por refuzoi të dëshmonte për shkak se ka qenë bashkë i pandehur.

Ndërkohë për Luan Hoxhën dhe ish-sekretaren e Aldo Bumçit nuk ka asnjë njoftim.  Ndërsa për rastin e Denis Hajdarit, u urdhërua nga GJKKO shoqërimi i detyrueshëm.

Kujtojmë se Fatmir Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

Seanca e radhës u caktua me 9 prill në orën 9:00.

Në seancën e fundit  më 13 mars, Fatmir Mediu tha se çështja po përdoret politikisht. Ai nënvizoi se ka kërkuar të merret në pyetje në fund të procesit gjyqësor, pasi kështu do t’i shërbehej më mirë së vërtetës.

“Mendoj që është në shërbim të së vërtetës që unë të pyetem në fund të procesit, sepse mendoj që është mirë që gjithsecili të dijë rrethanat dhe faktet e dëshmive, por njëkohësisht edhe argumentet shkresorë. Kjo e bën më të plotë dhe më të qartë raportin tim me procesin”, tha Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat