“Në Shqipëri, hakmarrja është traditë”- Prokurori i Elbasanit tregon luftën mes bandave të drogës! “The Sun”: Kartelet janë të pamëshirshme

Shqipëria

“Në Shqipëri, hakmarrja është traditë”- Prokurori i Elbasanit tregon luftën mes bandave të drogës! “The Sun”: Kartelet janë të pamëshirshme

Më: 27 mars 2024 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Media britanike “The Sun” i ka kushtuar në artikull të detajuar bandave shqiptare të drogës, të lidhura me Mbretërinë e Bashkuar që në disa raste përfundojnë edhe me vrasje, duke treguar arsyen “pse kartelet janë kaq të pamëshirshme”.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi në një intervistë për tabloidin britanik thotë ndër të tjera se “në Shqipëri ka një traditë, hakmarrja”.

“Problemi është se në Shqipëri hakmarrja është traditë, kështu që nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë” ,tha

“Vjedhja e 50 kilogramëve kokainë në Angli shkaktoi një sërë sulmesh hakmarrëse në Shqipëri, duke përfshirë tre persona që u qëlluan në Range Rover me AK-47.

Dhe një tregtar i dënuar për vrasjen e një rivali në Southampton është qëlluar për vdekje brenda një burgu të sigurisë së lartë në Shqipëri. Një vrasje për hakmarrje. Ndërkohë që po hetohet një tjetër vrasje e një shqiptari në Londër”, shkruan The Sun.

“Këto mosmarrëveshje mes bandave janë krijuar në Angli, por hakmarrja ndodh në vendin tonë. Kur u bëra kryeprokuror, qëllimi im ishte të sfidoja ato banda, gjë që ne e kemi bërë. Kjo do të thotë që unë tani shoqërohem në çdo minutë të jetës sime nga një eskortë speciale nga policia e shtetit, e cila ju tregon se në çfarë lloj rreziku jam. Por ia ka vlejtur” shprehet Ajazi.

Duke dhënë statistika, The Sun shkruan se falë punës së policisë së shtetit dhe të SPAK, shkalla e vrasjeve të lidhura me bandat lokale në qytetin e Elbasanit ka rënë.

Në shkrimin e “TheSun” thuhet gjithashtu se policia po i godet anëtarët e grupeve kriminale dhe trafikantët aty ku u dhemb më shumë, tek xhepat e tyre. Duke pasur parasysh kështu sekuestrimin e automjeteve luksoze të cilat policia e shtetit po i përdor tashmë për patrullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat