Qeni kafshon në këmbë 12-vjeçarin në Elbasan, procedohet penalisht pronari

Shqipëria

Qeni kafshon në këmbë 12-vjeçarin në Elbasan, procedohet penalisht pronari

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Dy persona janë proceduar penalisht në prokurorinë e Elbasanit, për shkak se qentë që ata mbanin sulmuan dhe kafshuan dy qytetarë.

Rastet e shkëputura nga njëra-tjetra kanë ndodhur respektivisht në Cërrik dhe Prrenjas. Policia bën me dije se procedimi në gjendje të lirë nisi për një 31-vjeçar në Cërrik, pasi qeni i tij kafshoi një 12-vjeçar.

Ndërkohë që rasti i dytë ndodhi në Prrenjas, ku në prokurori u referuan materialet për një 47-vjeçar, qeni i të cilit sulmoi një kalimtar të moshës 60-vjeç.

Dy personat në fjalë do të hetohen në gjendje të lirë në lidhje me rastet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat