“Beleri”, raportuesja “shuplakë” Greqisë/ Avokati: Reagim i mirëpritur! Himara? Do ketë zgjedhje të parakohshme

Shqipëria

“Beleri”, raportuesja “shuplakë” Greqisë/ Avokati: Reagim i mirëpritur! Himara? Do ketë zgjedhje të parakohshme

Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:21
Idajet Beqiri

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë Isabel Santos kritikoi bllokadën që Athina i vendosi Tiranës në Bruksel.

Ajo u shpreh e keqardhur për mënyrën se si  Greqia fqinje e ka trajtuar çështjen “Beleri”, duke u përpjekur ta shenjtërojë drejtësinë shqiptare dhe vendimet e saj t’i cilësojë me prapavijë politike .

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Special Report” në ABC News reagimin e Santos e cilësoi të mirëpritur dhe korrekt. Sipas avokatit, në rastin Beleri, kemi të bëjmë me një njeri, i cili u kap duke vjedhur dhe blerë vota në mes të ditës, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Ishte një reagim i mirëpritur. Kemi të bëjmë me një njeri që ka bërë një krim zgjedhor, ka vjedhur në mes të ditës. Ka vjedhur rezultatin dhe rezultatin i ngushtë me 20 vota diferencë tregoi gjithçka.”, tha ai.

Ai theksoi se Greqia në shumë raste ka shkelur të drejtat e shqiptarëve, madje disa prej tyre i ka vrarë. Ai theksoi se Shqipëria duhet të sillet denjësisht dhe pabarazitë që i bëhen t’i dërgojë në organizmat ndërkombëtarë.

“Harrojnë se janë pikërisht këta, që me policinë e tyre i vrasin si pa gjë të keq shqiptarët. E kanë bërë organizatën OMONIA-s atë mendojnë e janë pasardhësit e Napoleon Zervës. Shteti shqiptar duhet të reagojë më fort edhe në organizata ndërkombëtare dhe ka ardhur koha të jemi më dinjitozë. Kemi dhe ne arvanitas atje, çamët nuk i pranon t’i kthejë në tokën tyre, ligjin e luftës e mban sikur është shtet primitiv edhe pse është një anëtar i BE”, shtoi avokati.

Sa i takon çështjes së Himarës, e cila ka mbetur pa kryetar bashkie, avokati tha se zgjidhja tashmë duhet të jetë ligjore.

Ai theksoi se shumë shpejt Himara do shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke nënkuptuar se vendimi me burg për Belerin do të marrë formë të prerë.

“Zgjidhja është ligjor, deri sa jep dorëheqjen kryetar. Do mblidhet këshilli bashki, një nga dy nënkryetarët do ta caktojë të kryejë detyrën e kryetari deri sa të bëhen zgjedhjet. Zgjedhjet do të behën menjëherë pas shqyrtimit të Gjykatës së Apelit për Belerin. Janë prova të padiskutuara, i ka kaluar çështja të gjitha hallkat ligjore. Vendimi do lihet në fuqi. Maksimumi  muaji maj ose qershori na jep zgjidhje përfundimtare dhe Himara do shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat