Tensione pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani/ Goditi policin, shoqërohet 30-vjeçari

Shqipëria

Tensione pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani/ Goditi policin, shoqërohet 30-vjeçari

Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Një punonjës policie është goditur pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Elbasani.

Efektivi është qëlluar teksa ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit, me një bidon plastik nga një 30-vjeçar.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi 30-vjeçari ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin 30-vjeçarin për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat