Dosja “Xibraka” sa herë e shkund, nxjerr ndonjë gje!

Shqipëria

Dosja “Xibraka” sa herë e shkund, nxjerr ndonjë gje!

Nga: Flamur Vezaj Më: 28 mars 2024 Në ora: 20:03

Kur thua “Xibraka”, mua më kujtohet ai ministri trup shkurtër, i dënuar tashmë, që dilte me forcat e “FNSH”-së nga mbrapa dhe pëlliste së “qeveria është e vendosur për të luftuar trafikun e drogës”! Në fakt koha tregoi se ndodhi e kundërta, edhe nga vet ai që kapardisej para policëve me propagandë boshe! Sot, të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas me këtë ministër që sot po shijon pasurinë dhe personazhet e tjerë nga policia apo prokuroria!

Ti kthehemi “Xibrakës”!

Makina për të cilën flisnin sot nga PD-ja, ka qenë me targa “AA 653DM” ngjyrë e bardh Range Rover Discover! Kjo makinë ishte në pronësi të familjarëve të një ish-deputetes së PS-së por që përdorej nga Gentjan Gjonaj (ish-pjesëtar i organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”) i arrestuar për “XIBRAKEN” Por tashmë i liruar nga burgu!

Sic rezultoi sot, nga të dhënat e TIMS kjo makinë qenka përdorur edhe nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit! Jo vetëm ky, por edhe Ermal Hoxha nipi ish-doliktatorit Enver Hoxha!

Çfarë roli kishte Olsi Rama në këtë dosje dhe a ka vepër penale, mbetet për t’u parë nëse nisin hetimet se në atë kohë kjo u parakalua!!

Në atë kohë prokurorët që hetonin çështjen ishin: Olsian Çela, Edvind Kondili dhe shef i linked Zv/drejtuesi Henrik Ligori!

Prokurori i çështjes Olsi Çela, sot mban detyrën e prokurorit të përgjithshëm i votuar në Kuvend nga kjo mazhorancë dhe jo vetëm!

Prokurori Edvin Kondili, prokurori i rëndësishëm në SPAK dhe ish-kandidat për drejtuesin e SPAK-ut!

Si dhe shefi i linjes, Henrik Ligori, bashkëshorti i ish-deputetes se PS-së Shega Ligori! Prokurori Ligori dha dorëheqje nga detyra për të mos ju nënshtruar vetingut dhe tashmë është pedagog në Shkollën e Magjistratures!

A duhet të thonë këta se çfarë ka ndodh me këtë dosje??? Pyesni???

Ajo çfarë kam thënë shumë kohë më parë se autoritet gjermane NUK i dorëzuan përgjimet dhe vëzhgimet që kanë bërë për llogari të tyrë në Gjermani e jo vetëm, për shkak të këtyre hetimeve të cunguara! Në ato materiale, burimet më thoshin, se kishte pamje të kësaj makine (Që sot flisnin) dhe personat që kanë qenë në Gjermani dhe bisedat me I.Hysenin! Si dhe përgjimet e zyrtarëve të lartë të doganës në atë kohë dhe një biznesmen i fuqishëm! Kjo për faktin se nga hetimet, rezultoi se kontenieret që kishin sjell plehun kimik nga vendet latine NUK ishin regjistruar në doganë! Pra vetëm një person i fuqishëm dhe zyrtar i larte kishte këtë mundësi, që të kalonte kontenieret pa i regjistruar në doganë duke mos lënë gjurmë se kush kompani i solli në Shqipëri! Në atë kohë dolën edhe emrat e fëmijëve të një ish-zyrtare tjetër të lartë të PS-së, te hoteli i të cilëve flinin kolumbianët, por edhe për ata asgjë!

Para se ta mbyll, Po ju them edhe një detaje tjetër!

Dy kolumbianët ekspertët e kokainës, Valter Moreno e Cesar Gutierrez, kanë dal nga burgu dhe nuk janë kthyer në vendet nga kanë ardhur! Atyre i kanë gjetur nuse dhe i kanë martuar, njeri me një grua nga zona e Vlorës dhe tjetrin një grua nga zona e Lushnjes dhe të dy jetojnë të lumtur në Shqipëri!

Por do t’i lusja koleget, pyesin se ku punojnë dhe me çfarë merren këta ekspertë të kokainës tashmë në Shqipëri!

#PuneKaPorEdheProfesionisteNeKeteFushe#

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat