Dyshime ndaj Olsi Ramës për Xibrakën, gazetari Bregu: Pas 10 vitesh, pak gjëra mund të zbulohen për rastin

Shqipëria

Dyshime ndaj Olsi Ramës për Xibrakën, gazetari Bregu: Pas 10 vitesh, pak gjëra mund të zbulohen për rastin

Më: 28 mars 2024 Në ora: 22:04
Sokol Bregu

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar akuzat e Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit të vendit, Edi Rama, Olsi Ramës.

Bregu u shpreh se hetimi për dosjen e Xibrakës ishte shumë problematik që në nisje dhe në bashkëpunimin me gjermanët.

Ai u shpreh se nëse kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi do të dyshonte në veprimtarinë e prokurorëve të çështjes, mund të bënte një kallëzim ndaj prokurorëve për shpërdorim detyre duke sjellë nisjen e çështjes.

Bregu theksoi se pas 10 vitesh pak gjëra mund të zbulohen për rastin.

“Hetimi ishte shumë problematik edhe në bashkëpunimin me gjermanët. Në përgjimet që kanë dalë dy nga ata që u arrestuan e kanë kuptuar se ishin duke u përgjuar. Kjo çështje është e pezulluar në këtë moment. Bardhi nëse dyshonte në veprimtarinë e prokurorëve të çështjes, mund të kishte një kallëzim ndaj prokurorëve për shpërdorim detyre dhe kjo do e niste këtë çështje. Mirëpo ai nuk e bën dhe i kërkon SPAK-ut rihapje. Nëse do mundet SPAK të dalë në një përfundim, mendoj se pak gjëra mund të gjehen 10 vite më pas. Berisha mund ta ketë përdorur këtë rast me qindra herë, por nuk është bërë asgjë konkrete. Prokuroria mund ta nxirrte edhe për shkak të akuzave publike, por se përse vjen në këto momente nuk e di”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat