“Qytetarët realistë për marrëdhënien Shqipëri- Kosovë”/ Kapri: Kush s’e do bashkimin

Shqipëria

“Qytetarët realistë për marrëdhënien Shqipëri- Kosovë”/ Kapri: Kush s’e do bashkimin

Më: 30 mars 2024 Në ora: 00:20
Analisti Erald Kapri

Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë më afër/pranë njëri-tjetrit krahasuar me qeveritë e tyre.

Ky është rezultati që ka sjellë sondazhi i Barometrit në Euronews Albania. Këtë mendim e ndajnë 73% e shqiptarëve të Shqipërisë dhe 63% e shqiptarëve të Kosovës.

Sa i përket dy qeverive, shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë mendojnë se ato nuk janë afër/pranë njëra tjetrës. Vetëm 8.1% e shqiptarëve të Shqipërisë mendojnë se qeveritë e dy vendeve qëndrojnë afër njëra-tjetrës, ndërsa të njëjtin mendim ndajnë edhe 16.8% e shqiptarëve të Kosovës.

Analisti Erald Kapri, i ftuar në emisionin ‘Barometri’ theksoi se janë elitat politike dhe qeverisëse ato që nuk e duan bashkimin Kosovë-Shqipëri.

Mes tjerash ai theksoi se qytetarët janë realistë dhe se duan që Shqipëria e Kosova duhet të jenë një.

“Dëshira për bashkim kombëtar vazhdon të shikohet në një nivel të lartë. Qytetarët kanë një perceptim shumë realistë. Marrëdhënia Shqipëri-Kosovë për ta është një marrëdhënie njerëzore e lirë se sa një marrëdhënie politike. Qytetarët duan të kenë një politikë kombëtariste. Kur vjen fjala për një interes madhor ne nuk e dimë ende drejtimin se ku duhet të shkojmë. Ne realisht funksionojmë si dy shtete dhe bashkimi që ne flasim është shumë hipokrit. Një qytetar i Gjermanisë shkon në Francë më lehtë se një shqiptar i Kosovës në Shqipëri. Ende nuk bëhet fjalë për një bashkim ekonomik real, për një bashkëpunim mes shteteve. Elitat politike dhe qeverisëse nuk e duan bashkimin”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat