Pjesë e grupit të trafikut të klandestinëve, GJKKO merr vendim për 24 personat

Shqipëria

Pjesë e grupit të trafikut të klandestinëve, GJKKO merr vendim për 24 personat

Më: 14 prill 2024 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 24 personat e ndaluar dhe 2 personat e shpallur në kërkim, lidhur me grupin kriminal që trafikonte klandestinë.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se në fuqi janë lënë edhe masat e sigurisë për 4 punonjësit e Policisë Kufitare.

Kujtojmë se gjatë operacionit Policia sekuestroi shuma të mëdha parashë, armë zjarri, automjete dhe telefona që përdoreshin nga anëtarët e grupit kriminal.

U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

Endri Seiti,

Luan Tafalla,

Endrit Ismailaj,

Arnol Shpata,

Xhuljeta Çopa,

Artur Mata,

Antonio Specchio,

Artan Sulaj,

Luan Sulaj,

Shkelzen Matmuja (Bokciu),

Bukurosh Muja,

Lulzim Lami,

Tome Preka,

Xhulio Krasniqi,

Edmond Baklli,

Iglan Alliçi,

Emmanuel Ella

Komisar Altin Hasani, Specialist për Sektorin për të Huajt në Departamentin per Kufirin dhe Migracionin në DPPSH.

Komisar Edmond Barha shef seksioni për Migracionin e Parregullt në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin Tiranë.

Ndërsa për Inspektor Ariel Hoxha, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, masë sigurie ‘arrest në shtëpi’.

Dhe ‘detyrim paraqitje’ për Inspektor E.H. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat