Berisha: Sot shpresa e vetme jemi ne. Revolta qytetarë, mosbindja qeveritare janë armët tona në betejën e fitores

Shqipëria

Berisha: Sot shpresa e vetme jemi ne. Revolta qytetarë, mosbindja qeveritare janë armët tona në betejën e fitores

Më: 15 prill 2024 Në ora: 00:18
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se në gjendjen që gjendet Shqipëria si pasojë e vjedhjeve dhe skandaleve të qeverisë socialiste, shpresa e vetme sot vend është Partia Demokratike.

Berisha garantoi shqiptarët, se ‘zemërimi qytetar, revolta qytetarë, mosbindja qeveritare janë armët e demokratëve në betejën e fitores’.

Berisha: Vjedhjet dhe gjobat ndaj qytetarëve shqiptarë janë më të mëdhatë në Europë dhe botë. Ndaj dhe fondet publike ose vidhen 100 për qind si në bashkinë e Tiranës, ose vidhen 100 për qind si në djegësin e Tiranës, ose vidhen 80 për qind të tyre në të gjitha punët publike të Shqipërisë.

A do të qëndrojmë ne njerëzit më të vjedhur? A do të qëndrojmë ne njerëzit më të gjobitur? Zemërimi qytetar, revolta qytetarë, mosbindja qeveritare janë armët tona në betejën e fitores. E theksoj edhe njëherë se në Shqipëri narkodrejtësia po zbaton pikë për pikë, modelin e narkodrejtësisë së Kolumbisë. Në Kolumbi, që sot Shqipëria rëndom quhet Kolumbi e Europës, arrestoheshin ushtarë, operativë të trafiqeve, por nuk prekej kurrë Escobari, nuk prekej kurrë kupola e kartelit.

E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri. Fajin nuk e ka Edi Rama që nxit vjedhjen, që mbush baulet me paratë e vjedhura. Fajin e kanë ata që Edi Rama i rekruton  si bashkëvjedhës dhe i flak. Dëshpëruese është situata, ndaj dhe vetëm zemërimi juaj është shpresa, zgjidhja, fitorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat