Fishekzjarrët kthehen në shqetësim për qytetarët, kapen në flagrancë tre persona

Shqipëria

Fishekzjarrët kthehen në shqetësim për qytetarët, kapen në flagrancë tre persona

Më: 15 prill 2024 Në ora: 12:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Kohët e fundit është konstatuar një shqetësim i madh dhe cenim i sigurisë publike nga përdorimi pa kriter i lëndëve piroteknike, nga qytetarë dhe subjekte të ndryshme private, kryesisht në orët e mesnatës në evente të ndryshme dhe festimeve familjare.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për goditjen dhe parandalimin e këtij fenomeni shqetësues, ka marrë një sërë masash duke monitoruar situatën në terren dhe si rezultat:

Gjatë mesnatës janë kapur në flagrancë 3 shtetas duke hedhur fishekzjarre në vende të ndryshme, konkretisht:

– Në rrugën “Arkitek Sinani”, është konstatuar shtetasi M. Xh.;

– Në rrugën “Omer Nishani”, është konstatuar shtetasi B. K.;

– Në rrugën ”Spiro Cipi” është konstatuar shtetasi A. V..

Lëndët piroteknike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhe për të tre rastet e mësipërme janë kryer veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi përdorimin e lëndëve plasëse”, parashikuar nga nenet 282 dhe 274 të Kodit Penal.

Ju sjellim në vëmendje se në zbatim të ligjit 73, viti 2021 “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve pirotetenik”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e vendosur për goditjen e kësaj paligjshmërie dhe bën thirrje për të gjitha subjektet që tregtojnë artikuj piroteknikë, si dhe qytetarëve, që të respektojnë kërkesat e neneve 15, 16 dhe 26 të ligjit “Për magazinimin, shitjen dhe përdorimin e artikujve piroteknikë si dhe masat e sigurisë”.

Në të gjitha rastet kur shërbimet e policisë do të konstatojnë përdorimin e lëndëve piroteknike në kundështim me këtë ligj, për subjektet dhe personat përgjegjës, përveç masave administrative të cilat do të shoqërohen me gjobat përkatëse dhe me sekuestrime të lëndëve piroteknike, do të procedohen penalisht edhe për veprat penale të parashikuara nga nenet 282 dhe 274 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat