Kanosi dhe tentoi të dhunonte gjyqtaren pas vendimit për pronën, gjykata e Fierit lë në burg 63-vjeçarin

Shqipëria

Kanosi dhe tentoi të dhunonte gjyqtaren pas vendimit për pronën, gjykata e Fierit lë në burg 63-vjeçarin

Më: 15 prill 2024 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, për shtetasin Jorgji Kore, për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”.

Gazetarja Marsela Topi raporton për BalkanWeb se 63-vjecari, banues në Sarandë, u ndalua pas kundërshtimit të vendimit gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie.

Ku tentoi të godiste gjykatësen me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë dhe se prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të çështjes vendosi masën e sigurimit “arrest me burg” për personin nën hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat