Meta: Më 27 prill i japim fund nepotizmit në parti dhe kakofonisë në drejtim

Shqipëria

Meta: Më 27 prill i japim fund nepotizmit në parti dhe kakofonisë në drejtim

Më: 15 prill 2024 Në ora: 14:46
Ilir Meta

Ditën e sotme, është mbledhur Kryesia e Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij, kryetari Ilir Meta, u shpreh se kjo është një periudhë e ngarkuar me përgatitjet për Konventën Kombëtare.

Ai u shpreh se në Konventën Kombëtare të 27 prillit, do të ndërtohet një parti mbi baza të reja.

Gjithashtu, ai shtoi se do t’i jepet fund nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturat dhe kakofonisë në drejtim.

Meta ka propozuar që Sekretare për qarkun e Tiranës të zgjidhet Erisa Xhixho, ndërsa sekretar për Korcën të jetë Tedi Blushi.

“Do ju propozojë që në krye të grupit për rishikimin e programit dhe Statutit i cili më 27 prill do ndërtojë partinë mbi baza të reja, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturave, dhënien fund mosmbajtjes së përgjegjësive dhe kakofonisë në drejtim. Zoti Hazhinasto bëhu gati edhe për 26 vite te tjera punë.

Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë.

Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shofera. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë.

Duhet shpejtësi dhe vendimmarrje tjetër, duhet fuqizim i organizimit dhe përqendrim i mesazhit politik.

Vendimmarrje vertikale e menjëhershme e të gjitha vendimeve të Konventës.

Propozoj si Sekretare të qarkut Tiranë Erisa Xhixhon.
Sekretar të qarkut Korcë propozoj zotin Tedi Blushi.

Krijimi i komitetit organizator, në 20 vjetorin e krijimit të LSI që solli ndryshime të jashtëzakonshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat