Mitsotakis zgjedh Belerin/ Ish prokurori Hajdari: Estradë ballkanike, nuk është ajka për të përfaqësuar Greqinë në PE

Shqipëria

Mitsotakis zgjedh Belerin/ Ish prokurori Hajdari: Estradë ballkanike, nuk është ajka për të përfaqësuar Greqinë në PE

Më: 15 prill 2024 Në ora: 23:01
Shkëlqim Hajdari

Ish prokurori Shkëlqim Hajdari e cilëson estradë ballkanike, zgjedhjen që kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis mori për të kandiduar Fredi Belerin për eurodeputet.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Hajdari u shpreh se për shkak të së shkuarës dhe për faktin se ndodhet në një masë sigurimi, Beleri nuk është ajka për të përfaqësuar Greqinë në Parlamentin Evropian.

“Kjo është një estadë ballkanike, për mendimin tim, megjithë respektin që kam për çdo lloj njeriu, qoftë politik ose jo, publik si zoti Beleri. Ndoshta zoti Mitsotakis, që do ia prezantojë, zotin Beleri edhe opinionit publik grek, do të kuptojë që qoftë njerëz të rëndësishëm, intelektual në Greqi, por edhe shtetas shqiptarë me kombësi greke, ka mes tyre njerëz që mund të ishin të denjë për Parlamentin Evropian, unë mendoj, megjithë respektin për çdo njeriu, edhe nëse nuk do të ishte në këtë gjendje ligjore siç është zoti Beleri, nuk është ajka, për hir të së shkuarës së vet, të jetë ajka që të përfaqësojë Greqinë. Mori një dënim, është në masë sigurimi. Që të kandidjojë, nuk ka asnjë lloj detyrimi që organet e drejtësisë, të pushojnë çështjen, nuk ka asnjë lloj problemi. Nëse zgjidhet, kjo është çështje që na ndodh për herë të parë. Është problem i Greqisë. Greqia mike mund të mos e përdorte rastin Beleri për të shkuar në këtë lloj historie.

Me Shqipërinë nuk duhet ta bënte. Do shikojmë sesi do reagojë Greqia. Është test për shoqërinë greke. Janë dy, është edhe Pirro Dhima. Pirro Dhima nuk ka asnjë probem për t’u kandiduar. Mendimi im është që Pirro Dhima, nuk krahasohet me Belerin. Nëse kandidohet, dhe deri sa personi tëz gjidhet, autoritetet shqiptare. Në zgjidhet, e kam një mendim, por nuk po e them sonte. Shteti shqiptar, deri më tani është treguar shumë i përgjegjshëm. Nëse do të ndodhin këto zhvillime, shteti shqiptar. për organet e larta të BE, do t’i vendosë në dispozicion këto dokumenta”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat