Gazetari Artan Hoxha ngre dyshime të forta: Skema e trafikimit të klandestinëve nga Rinasi nuk mund të funksionojë pa policinë

Shqipëria

Gazetari Artan Hoxha ngre dyshime të forta: Skema e trafikimit të klandestinëve nga Rinasi nuk mund të funksionojë pa policinë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 07:39
Gazetari investigativ Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se trafiku i klandestinëve që hyjnë në Shqipëri nga Rinasi si punëtorë nuk mund të funksionojë pa implikimin e policisë kufitare, e cila duhet të parandalojë hyrjen e tyre.

“E veçanta e këtij trafiku është se ata vijnë në rrugë ajrore meqë Bangladeshi është shumë larg. Vijnë edhe nga Filipinet.

SPAK tregoi se edhe pse e kemi vëmendjen nga kufiri i gjelbër, vijnë edhe nga Rinasi. Para 2005 në Rinas vinin nga Kina, Indokina.

Kjo skemë nga Rinasi nuk mund të funksionojë pa policinë. Prandaj edhe nga SPAK u kapën 700 mijë dollarë, 400 mijë euro.

Shuma 5000 euro paguhen kur klandestini mbërrin në destinacion në BE. Kjo është tmerrësisht shumë për një nga Bangladeshi.

Janë nën hetim edhe drejtues të kompanive dhe të agjencive të punësimit. Skema ishte e qepur që erdhën dhe u zhdukën. Meqë jemi në nisje të sezonit turistik do të vijnë shumë dhe do të ikin më pas”-tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat