“Nepotizmi e ka dëmtuar seriozisht Partinë e Lirisë”- Meta: Rrjedhje e frikshme korrupsioni dhe evazioni për shkak të këtij fenomeni

Shqipëria

“Nepotizmi e ka dëmtuar seriozisht Partinë e Lirisë”- Meta: Rrjedhje e frikshme korrupsioni dhe evazioni për shkak të këtij fenomeni

Më: 16 prill 2024 Në ora: 14:30
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media, ka folur për konventën e 26 prillit, ku tha se do të miratojnë statutin e ri që do i japë fund çorganizimit të partisë dhe nepotizmit.

Meta tha se ka një rrjedhje të frikshme të korrupsionit për shkak të nepotizmit dhe një evazion të jashtëzakonshëm, ndërsa shtoi se ky fenomen e ka dëmtuar rëndë Partinë e Lirisë.

Meta: Nuk kam ndërmend të hyj në detaje të panevojshme. PL është këtu me e qartë se asnjëherë tjetër jo vetëm në situatën në të cilën ndodhet vendi, por edhe për përgjegjësitë e saj dhe për vetë situatën në të cilën është ndodhemi deri tan.

PL ka një platformë të qartë, jo vetëm sa i takon programit, por të miratojë në konventën e 27 prillit një statut që do t’i japi fund çorganizimit të organizuar dhe do ta kthejë PL një platformë përfshirë, bazuar vetëm mbi standarde e meritokraicisë. Do t’i jepet fund nepotizmit që e kanë dëmtuar seriozisht PL.

Duam të japim shembullin nesër sesi duhet të jetë administrata nën qeverisjen e PL. Ka një rrjedhje të frikshme të korrupsionit për shkak të nepotizmit dhe një evazion të jashtëzakonshëm, të miliarda eruove që nuk hyjnë në administrim.

Nepotizmi është kaq shumë i rënduar në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat