Ja sa do jenë çmimet e reja të energjisë elektrike për furrat e bukës, sipas ERE

Shqipëria

Ja sa do jenë çmimet e reja të energjisë elektrike për furrat e bukës, sipas ERE

Më: 17 prill 2024 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë miratoi çmimet e reja të shitjes së energjisë elektrike për klientët furra buke/prodhim mielli që do të aplikohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) për periudhën 1 maj 2024 – 31 dhjetor 2024.

Për secilën kategori, është miratuar edhe çmimi i energjisë aktive në orar piku që për periudhën 1 nëntor – 31 mars është 18:00-22:00, ndërsa për periudhën 1 prill – 31 tetor është 19:00-23:00.

Sipas vendimit të Bordit, për kategorinë e parë ku përfshihen furrë buke dhe prodhim mielli, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kWh, ndërsa çmim në orar pik është 8.74 lekë për kWh. Kategorinë e dytë ku përfshihen furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kWh, ndërsa çmimi në orar pik është 10.93 lekë/kWh.

Për kategorinë e tretë ku përfshihen furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim kafe (ekspres), çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kWh, ndërsa çmimi në orar pik është 13.80 lekë/kWh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat