“Berishistët”, kritika Bardhit/ “Shkresë tjetër kuvendit, Berisha të futet në grup parlamentar”

Shqipëria

“Berishistët”, kritika Bardhit/ “Shkresë tjetër kuvendit, Berisha të futet në grup parlamentar”

Më: 17 prill 2024 Në ora: 20:19
Gazment Bardhi

Pasi Kuvendi refuzoi ta bënte pjesë të grupit parlamentar të PD-së Sali Berishën, Gazment Bardhi është përballur me pakënaqësitë e më besnikëve të ish-kryeministrit.

Tritan Shehu, Luan Baçi e Edmond Spaho duket se kanë gjetur gabim tek Gazment Bardhi, në shkresën e parë drejtuar Kuvendit, për ti rifutur në grup kuvendor, të gjithë deputetët që Lulzim Basha i kishte përjashtuar pas rreshtimit të tyre tek Berisha.

Deputetët kritikë me Bardhin i kanë kërkuar që të mos e lërë këtë çështje dhe të çohet shkresë tjetër, me emrin e Sali Berishës.

Gazment Bardhi ka pasur gati kundër argumentin. Në shkresë ai ka kërkuar përfshirjen në grup të PD të deputetëve të vetëdeklaruar të PD-së, siç është rasti in vetëm ai i Sali Berishës. Dhe e përforcoi në deklaratën e tij, pas mbledhjes së grupit që zhvilloi këtë të mërkurë në selinë e PD.

“Ky është grupi parlamentar i PD që ka kryetar Sali Berishën, çdo çështje tjetër pastaj, ku Edi Rama tenton te provokojë opozitën dhe ta fusë gjithë këtë histori ne absurditete të paimagjinueshme do duhet të përballet me pasoja.“, tha Bardhi.

Sali Berisha nuk ka qenë as edhe një ditë pjesë e grupit parlamentar të PD-së në këtë legjislaturë. Ai është vetëdeklaruar si pjesë e grupit të PD-së, në fillim shtator të 2021, kur u zhvilluan zgjedhjet por shpallja non grata dhe përjashtimi që i bëri Lulzim Basha, bën që Berisha të reshtohet mes deputetëve të pavarur. Por me Bardhin si kryetar i grupit, Berisha edhe pse në izolim në shtëpi prej dhjetorit, nuk ndalon përpjekjet për të zhbërë vendimin e 2021 të Lulzim Bashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat