Gjendet i pajetë një emigrant në fshatin Drenovë të Korçës!

Shqipëria

Gjendet i pajetë një emigrant në fshatin Drenovë të Korçës!

Më: 18 prill 2024 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Një emigrant nga vendet e Lindjes është gjetur i pajete gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Drenove të Korçës.

Trupi i emigrantit u konstatua nga banoret e fshatit të cilët më pas njoftuan policinë. Ekspertet mjeko-ligjore nuk konstatuan shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet q2 emigranti i moshës rreth 25 vjeç të ketë gjetur vdekjen për shkaqe natyrore.

Territori mbi fshatin Drenove, shpesh shërben si shteg kalimi për emigrantet e vendeve të Lindjes ,të cilët hynë në territorin tonë nga Greqia, duke udhëtuar në këmbë nga zona e Dardhës dhe Arrëzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat