Grabiti para e bizhuteri në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Shqipëria

Grabiti para e bizhuteri në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Më: 18 prill 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një 35-vjeçari, i cili akuzohet se grabiti para, bizhuteri dhe sende me vlerë në një banesë në fshatin Krajë të Shkodrës.

Autorii dyshuar i grabitjes së ndodhur më 21 mars është identifikuar si shtetasi me iniciale D. Ç., banues në fshatin Mollaz, Skrapar.

Gjithashtu, vijon puna për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Shkodër, në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes së një shume parash, disa bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë, më datë 21.03.2024, në banesën e një 47-vjeçareje, në fshatin Krajë, kreu veprimet hetimore dhe dentifikoi e kapi autorin e dyshuar, shtetasin D. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Mollaz, Skrapar.

Gjithashtu, vijon puna për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat