Balla prezanton pr/ligjin për Prefektin: Të respektojmë pavarësinë e pushtetit vendor

Shqipëria

Balla prezanton pr/ligjin për Prefektin: Të respektojmë pavarësinë e pushtetit vendor

Më: 18 prill 2024 Në ora: 12:12
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar sot projektligjin për prefektin, ndërsa nga foltorja e Kuvendit se do të respektohet pavarësia e pushtetit vendor.

Ai tha se duhet të përmirësohet shërbimi, ndërsa shtoi se këshillat vendore të sigurisë publike, rekomandim i kahershëm.

“Ne e respektojmë pavarësinës e pushtetit vendor. Të përmiresojmë shërbimet, duke nisur nga ata që i ofrojnë. Pati një deputet i opozitës, që tha; ishte i shqetësuar se dikur ka qenë kryetar bashkie.

Ai tha; kemi ardhur këtu që të kontrollojmë aktet që bën kryetari i bashkisë. Aktet që kontrollon prefekti, janë të miratuara nga këshilli. Ka një kartë të pavarësisë nga vetëqeverisja e pushtetit vendor. Mos të harrojmë se ky është një proces check-and balance. Ka pasur 110 shpërndarës droge të arrestuar. Nuk e fsheh kënaqësinë për punën e prokurorive të juridiksionit.”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat