E reja denoncoi vjehrrën për rrëmbim të djalit 3 vjeç, policia arreston gjyshin dhe shpall në kërkim gjyshen! Flasin familjarët: E kanë çuar në Kosovë

Shqipëria

E reja denoncoi vjehrrën për rrëmbim të djalit 3 vjeç, policia arreston gjyshin dhe shpall në kërkim gjyshen! Flasin familjarët: E kanë çuar në Kosovë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Një nënë ka denoncuar humbjen e djalit të saj 3-vjeçar në Policinë e Durrësit. E reja në një deklaratë për mediat akuzoi prindërit e bashkëshortit i cili ka ndërruar jetë, se ia kanë marrë djalin dhe nuk ia kanë kthyer më në shtëpi.

Bashkëshorti i denoncueses ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, një vit më parë. Nëna tha për mediat se çdo fundjavë gjyshërit takonin nipin, ndërsa të shtunën që kaloi, ata përmes telefonit i kanë thënë se nuk do ia çojnë më djalin.

Policia ka vënë nën arrest gjyshin e 3-vjeçarit, Rexhep Gunin, 58-vjeç. Ky i fundit pretendon se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë. Ndërkohë në kërkim është shpallur gjyshja e fëmijës 3-vjeçar.

Sipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit. Ndërkohë është dhënë sinjal të ruhen pikat kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat