Historia e të rinjve në Pogradec që gjetën forcën për të hequr dorë nga droga

Shqipëria

Historia e të rinjve në Pogradec që gjetën forcën për të hequr dorë nga droga

Më: 19 prill 2024 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve të drogës. Kryesisht janë të rinj të moshave nga 18 deri në 35 vjeç që e nisin konsumimin e drogërave të ndryshme, fillimisht për kapriço, e më pas kthehen në përdorues të varur.

Një histori e tillë vjen nga Pogradeci, ku 2 të rinj tregojnë se si përfunduan në konsumues të drogërave, fillimisht të lehta, e më pas të varur plotësisht nga kokaina.

“Nga shoqëria. Nga marrëdhëniet e punës. Duhani, hashashi, alkooli, e përfundova në kokaina. Pa kuptuar fillova të bëhem vartës, një pjesë e madhe e ndikimit ishte shoqëria dhe mos të treguarit, mbajtja e fshehtë e çdo gjëje. Shumë vështirë, ke probleme me veten, vetëkontrolli, prish marrëdhënie pune, private, prish familjen. Është shkatërruese për familjarët tanë”-theksoi Xhoi.

“Me shoqërinë, ndanim cigare hashash, kishim kuriozitet, a do bëhesh me i forte. Ne si çuna kemi qejf të dukemi para çdokujt, para gocave, të dukemi gangestera. Deri tek kokaina, kam shitur edhe një shtëpi për kokainë. Ka bërë dëme të mëdha kolosale”- u shpreh Stivi.

Por këta dy të rinj, arritën të gjenin forcën brenda vetes për ti thënë stop konsumit të drogës. Tashmë pas një periudhe rehabilitimi disa mujore, ata I bëjnë thirrje të gjithë perdoruesve të drogës që të heqin dorë sa nuk është vonë.  

“Dua të inkurajoj gjithsecilin që mos mbani asgjë, flisni gjërat. Diskutojini me familjarët. Mos rrini me njerëz që u japin drogë. Çdo familjari, çdo personi që është vartës të kuptojë se ka shpresë. Kur më sheh mua 6 muaj të lirë nga varësitë, ka shpresë”-nënvizoi Xhoi.

“Mos gënjehen nga personazhet, rrjetet sociale të fenë gënjejnë, tik toku, mos gënjehen pas drogës. Të Merren me gjëra të shëndetshme, shkollën, unë kisha 20 vite pa hapur një libër, për një vit kam lexuar 30 libra”-theksoi mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat