“Urdhri u dha nga Londra”, detaje nga arrestimi i të riut që vendosi tritol në një banesë në Vorë! Pronari konflikte në Angli për “shtëpi bari”

Shqipëria

“Urdhri u dha nga Londra”, detaje nga arrestimi i të riut që vendosi tritol në një banesë në Vorë! Pronari konflikte në Angli për “shtëpi bari”

Më: 19 prill 2024 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 27 vjeçarit Oltion Çeça i cili akuzohet se në bashkëpunim me Ajet Dokun, ka vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e Elton Andreica Alias Muça në Vorë.

Top Channel mëson se shkak për ngjarjen e ndodhur në 19 shkurt të këtij viti, janë bërë konfliktet që pronari i banesës, ka pasur në Londër të Anglisë për aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit apo “shtëpive të barit”.

Dyshohet se autorët e ngjarjes, janë paguar nga Londra për të bërë të mundur vendosjen e lëndës plasëse në banesën e Elton Adreicës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa në kërkim është 27 vjeçari Ajet Doku, bashkëpunëtori i Oltion Çeçës në vendosjen e tritolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat