Me dy gishtat lart, Meta mbërrin në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, pyetet për ‘përballjen’ me Kryemadhin

Shqipëria

Me dy gishtat lart, Meta mbërrin në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, pyetet për ‘përballjen’ me Kryemadhin

Më: 19 prill 2024 Në ora: 18:38
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në Hotel Tirana, aty ku do të mbahet Komiteti Drejtues Kombëtar i PL.

Meta, teksa po hynte në Hotel Tirana, bëri shenjën e dy gishtave lart, teksa iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Gazetari: Z Meta keni bërë stërvitje mjaftueshëm sot sepse është zonja Kryemadhi brenda?

Meta: Është frymëzim i madh për përmbushjen e 5 prioriteteve. Ka ndonjë gjë tjetër brenda?

Gazetari: Monika Kryemadhi, të tjerët janë të gjithë brenda.

Meta: Është mrekulli e madhe që pas 20 viteve në parti ka mendim ndryshe.

Gazetari: A rrezikon përçarje Partia e Lirisë sot?

Meta: Jo, asnjëherë në botë.

Pasi ka hyrë në Hotel Tirana, kryetari i PL Meta iu ka dhënë dorën funksionarëve dhe anëtarëve të Partisë së Lirisë, mes tyre dhe Monika Kryemadhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat