Lirohen protestuesit e arrestuar për protestën para Bashkisë

Shqipëria

Lirohen protestuesit e arrestuar për protestën para Bashkisë

Më: 22 prill 2024 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës liroi sot 4 protestuesit e arrestuar pas protestës para Bashkisë së kryeqytetit të premten e kaluar, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitjeje.

Sipas gjykatës personat e arrestuar nuk duhet të marrin pjese në tubime.

Policia nisi arrestimet menjëherë pas protestës duke mësyrë në orët e mesnatës deri mëngjesin e të shtunës në banesat e protestuesve.

Në pranga u vunë shtetasit Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata, me akuzën e përdorimit të lëndëve piroteknike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Ndërkohë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë anëtari i këshillit bashkiak dhe sekretar i përgjithshëm i PL Tedi Blushi, Shefi i organizimit të Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe 2 protestues të tjerë. Ndërsa u shpallën në kërkim 7 protestues të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat