“Mos neglizhoni vaksinat”/ Apeli i mjekëve për prindërit: Rrezikohen fëmijët tuaj!

Shqipëria

“Mos neglizhoni vaksinat”/ Apeli i mjekëve për prindërit: Rrezikohen fëmijët tuaj!

Më: 22 prill 2024 Në ora: 23:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Mos prisni të shpërthejnë sëmundjet për të vaksinuar fëmijët. Apeli iu shkon prindërve nga mjekët pediatër në javën europiane të ndërgjegjësimit për rëndësinë e imunizimit në parandalimin e  sëmundjeve dhe mbrojtjen e jetës.

Kështu ndodhi me fruthin që pas përhapjes së infeksionit  shumë prindër nxituan për ti vaksinuar fëmijët e tyre. Niveli i vaksinimit tek moshat 1 dhe 5 vjeç sipas Institutit të Shëndetit Publik u rrit me afro 30%.

Në vendin tonë mjekët thonë  se  përgjithësisht  ka një përthithje të mirë të vaksinave përveç asaj të fruth, rubeolës dhe shytave të cilën shpesh prindërit e lidhin me autizmin dhe e shtynë deri sa fëmija të thotë fjalët e para.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë  rajoni  mbetet nën ndikimin e paprecedentë të pandemisë dhe tre vitet e fundit më shumë se 1.8 milion fëmijë  kanë humbur vaksinimin kundër fruthit pasojë e të cilës ishte rritja e numrit të rasteve me  fruth  me 60%.

Neglizhenca e vaksinave të kalendarit po e përball botën me rrezikun e rikthimit të disa sëmundjeve.

Në Shqipëri për ta parandaluar institucioneve arsimore iu është kërkuar të mos të lejojnë  në kopshte dhe shkolla fëmijë pa certifikatën e vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat