Kosova i publikon të dhënat e censusit në kohë reale, në Shqipëri statistikat e manipuluara mbahen peng

Shqipëria

Kosova i publikon të dhënat e censusit në kohë reale, në Shqipëri statistikat e manipuluara mbahen peng

Më: 23 prill 2024 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës mbajti dje konferencën e radhës lidhur me ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati bëri të ditur se regjistrimi po shkon ashtu siç është planifikuar, duke zbuluar se deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë. “Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë vetë në Kosovë dhe janë regjistruar 36% e objekteve në Kosovë. Nuk kemi sfida madhore në terren edhe stafi është stabilizuar këto ditë dhe kanë filluar intervistat masive, ashtu siç i kemi planifikuar. Regjistruesit kanë arritur në kuotën që kemi parashikuar, deri në 7 intervista. Nëse vazhdon një dinamikë e tillë do ta përfundojmë regjistrimin ashtu siç është planifikuar”, tha Kastrati.

Por ndërsa Kosova po i publikon rezultatet e censusit në kohë reale, në Shqipëri po konsumohet një skandal i jashtëzakonshëm.

Censusi kombëtar është zhvilluar në shtator të vitit të shkuar, por INSTAT thotë se të dhënat do të publikohen në qershor të këtij viti.

Opozita thotë se kjo shtyrje bëhet me qëllim manipulimin e të dhënave, për shkak se numri i shqiptarëve në vend aktualisht është diçka më shumë se 1.4 milionë banorë. 

Kujtojmë se në censusin e vitit 2011, i cili u zhvillua pothuajse në të njëjtën kohë, rezultatet u publikuan në mes të dhjetorit. Ndërsa për censusin e fundit, për shkak të përparimit teknologjik, pritej që rezultatet të dilnin shumë më shpejt. Megjithatë kjo shtyrje prej të paktën 10 muajsh është një nga skandalet e rënda të qeverisë së Edi Ramës

. Opozita thotë se gjatë kësaj qeverisje, nga vendi janë larguar më shumë se një e treta e popullsisë, ashtu siç nuk ka ndodhur kurrë në histori, madje as në kohë lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat