Zbulohet “shtëpia e barit” në Malësi të Madhe, arrestohet 23 vjeçari, pronari në kërkim

Shqipëria

Zbulohet “shtëpia e barit” në Malësi të Madhe, arrestohet 23 vjeçari, pronari në kërkim

Më: 23 prill 2024 Në ora: 09:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbulohet një “shtëpi bari” në Malësi të Madhe. Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 23 vjeçarin Xhoni Gjekaj ndërsa ka shpallur në kërkim Françesk Macorajn, pronarin e banesës dykatëshe, ku kultivohej kanabisi.

Nën hetim janë vënë edhe pesë punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dykatëshe në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba, u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat