Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY

Shqipëria

Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY

Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:20
Pamje nga nenshkrimi

Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon prej 2 ditësh në Abu Dhabi, marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY në disa qytete të Shqipërisë.

Kjo me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës, pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.

E gjithë kjo, përmes një sistemi gjithëpërfshirës zgjidhjesh teknologjike.

Pas ceremonisë, ministri Balla tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë shembulli më i mirë i ekselencës dhe standardit të lartë të sigurisë sa i përket monitorimit të trafikut dhe sigurisë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat