Parashikimi i motit për ditën e sotme, si pritet të jenë temperaturat

Shqipëria

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si pritet të jenë temperaturat

Më: 24 prill 2024 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat I masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me intervale të herëpasherëshme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Nuk do të mungojnë shtrëngata të izoluara kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë nga kuadrati I perëndimit me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin shpejtësi 9-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 5 deri 15°C

Në zonat e ulëta 9 deri 19°C

Në zonat bregdetare 10 deri 18 °C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat